Mirë se vini në veb-faqen e “Përkrahje procesit të decentralizimit”
Projekt i financuar nga BE dhe i udhëhequr nga Agjencia Evropiane për Rikonstruim
„Përkrahje procesit të decentralizimit„ është edhe një nga përpjekjet e Bashkimit Evropian për përkrahjen e procesit të decentralizimit në vend. Qëllimi themelor i këtij aktiviteti të menaxhuar nga Agjencia Evropiane për Rikonstruim është të përkrahet Qeveria gjatë zbatimit të tërësishëm të procesit të decentralizimit, si dhe pushtetet në nivel qendror dhe lokal përmes modernizimit të administratës publike dhe afrimit të tyre drejt standardeve të BE-së.
Pjesëmarrësit kryesor dhe shfrytëzuesit e këtij aktiviteti janë Ministria për vetqeverisje lokale, Bashkësia e njësive për vetqeverisje lokale (BNJVL) si dhe 36 komuna nga i gjithë territori i vendit.
____________________________________
___________________________________
Gjuha, gjinia, të drejtat e njerëzve, invaliditeti, mjedisi jetësor
Në zhvillimin e secilës shoqëri ekzistojnë çështje me interes të përbashkët të cilat nuk guxojnë të lehen mënjanë. Ato janë çështjet për trajtimin e komuniteteve etnike në komunat, kujdesi për barazinë gjinore, invaliditetin, mjedisin jetësor, të drejtat e njerëzve etj. Projekti Përkrahje procesit të decentralizimit në mënyrë të suksesshme i kryqëzon këto çështje me tri sferat e tij kryesore: Qendrat Komunale për Shërbime (QKSH, planifikimi i zhvillimit lokal dhe ndërtimi i kapaciteteve të MVQL-së dhe BNJVL-së për dhënien e ndihmës ligjore komunave.
Gjatë planifikimit dhe zhvillimit të QKSH-së kujdes i veçantë do t’i kushtohet përdorimit të gjuhëve dhe komuniteteve etnike të minoriteteve. Rekomandimet tona deri tek komunat të dhëna përmes trajnimeve, trajnimi në vendin e punës dhe Manuali i cili është në përgatitje janë se: të gjitha dokumentet të cilat do të jenë të theksuara në Qendrat si dhe broshurat të cilat do të shpallen edhe në gjuhët e komuniteteve etnike (sipas ligjit), dhe gjithashtu rekomandojmë që komuna të emërojë një person nga punonjësit e saj i cili do të veprojë si interpretues gjatë komunikimit gojor. Projekti në trajnimet e tij kujdeset që të kyçen edhe përfaqësues nga komunitetet më të vogla etnike përfaqësues të të cilëve kanë përbërë përafërsisht 19% nga numri i tërësishëm i pjesëmarrësve. Një pjesë e materialeve tona për trajnim kanë qenë të përgatitura edhe në gjuhën shqipe, dhe gjithashtu veb-faqja dhe Informatori i Projektit rregullisht shpallen edhe në gjuhën shqipe.
Barazia gjinore është e drejtë njerëore e cila siguron që femrat dhe meshkujt të jetojnë në mënyrë dinjitoze dhe të lirshme. Rekomandimet e Projektit lidhur me këtë çështje janë të futura në të gjitha tri komponentat përmes vështrimeve në manualet për komunat, Metodologjia e Planifikimit komunal për zhvillim si dhe përmes kapitujve të posaçëm në hulumtimin e satisfakcionit të qytetarëve nga shërbimet komunale dhe indikatorëve për zhvillim lokal. Gjithashtu mbi 45% të pjesëmarrësve në trajnimet tona kanë qenë femra.
Invaliditeti është një çështje e ndjeshme për secilin komunitet të cilit gjithashtu i kemi kushtuar vëmendje. Gjithkund ku është teknikisht e zbatueshme, me renovimin e Qendrave Komunale për Shërbime do të finansohet dhe vendosja e trapeve në për persona të palëvizshëm. Përmes trajnimeve të punësuarit në Qendrat komunale për shërbime u njohtuan me mënyrat më adekuate me të cilat mund t’i shërbejnë qytetarët e hendikepuar ndërsa Manuali për QKSH-të do të përmbajë edhe një kapitull të posaçëm që i dedikohet kësaj çështjeje, nga ku ju bartim një pjesë të vogël (më tepër).
Mjedisi jetësor dhe kujdesin për të e përkrahim përmes punës së QKSH-ve të cilat do të japin shërbime edhe nga kjo sferë. Të punësuarit në këto Qendra kanë pranuar një trajnim të veçantë nga sfera e mjedisit jetësor- për dispozitat ligjore dhe llojin e shërbimeve të cilat ato si komuna i japin. Ndihma të cilën ne ua japim komunave në planifikimin e zhvillimit lokal dhe përpunimit të studimeve të të pasurit llogari, në vete përmban shqyrtim dhe vlerësim të vazhdueshëm të projekteve në aspektin e ndikimit të tyre mbi mjedisin jetësor.
___________________________________
 |
Sigurimi i shërbimeve efektive ndaj qytetarëve dhe subjekteve ligjore – një cikël i ri i trajnimeve për të punësuarit në Qendrat komunale për shërbime. Gjatë majit dhe qershorit përmes 16o të punësuarve në Qendrat Komunale për Shërbime nga 36 partner komunat do t’i vizitojnë trajnimet për Sigurimin e shërbimeve efektive ndaj qytetarëve dhe subjekteve ligjore.
|
Në këto punëtori do të shqyrtohen aspektet teknike nga ofrimi i shërbimeve në qendra edhe atë për këto sfera:
- Informacione të përgjithshme lidhur me punën e NJVQL-së dhe kompetencave ligjore
- Taksa dhe tatime lokale
- Mjedisi jetësor
- Urbanizmi
- Aktivitete komunale
Në këto trajnime pjesëmarrësit (të punësuar në zyrën e përparme të QKSH-ve) do të pasurohen me njohuri themelore të aspektit teknik të secilit shërbim, si dhe shembuj konkret të kërkesave nga qytetarët dhe personat juridik me të cilët ata do të ballafaqohen në periudhën e funksionimit të qendrave. Si ligjërues do t’i angazhojmë: M-r. Jadranka Kungulovska, M-r. Tome Shekerxhiev dhe Ivan Andreeski për tatimet dhe taksat lokale; M-r.Konstantin Siderovski në pjesën e Mjedisit jetësor, M-r. Dushica Trpçevska – Angelkoviq për Urbanizëm dhe Todor Kushevski për shërbimet nga sfera e aktiviteteve komunale.
|
___________________________________
 |
Në kuadër të përkrahjes sonë për përforcim institucional të Ministrisë për vetqeverisje l okale (MVQL) dhe BNJVL kemi organizuar dy punëtori gjatë muajve shkurt, mars: Zhvillimi i aftësive komunikuese dhe negociuese dhe Menaxhimi me kohën dhe vetmenaxhimi. |
Punëtoritë u organizuan për grupe të përziera të të punësuarve në MVQL dhe BNJVL, dhe me qëllim të përmirësimit të aftësive të pjesëmarrësve në sferat e komunikimit ndërpersonal, negociimit, menaxhimit me kohën dhe vetmenaxhimit. Komentet dhe vlerësimet e pjesëmarrësve na e vërtetuan se zgjedhja e temave ishte e shkëlqyeshme dhe se këto aftësi janë kyçe për efikasitet dhe efektshmëri më të madhe në vendet e tyre të punës, si plotësim i aftësive të tyre profesionale.
|
__________________________________
Përdorimi i SIGJ gjatë Planifikimit Urban është aktivitet jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe stimul i madh për secilën komunë. Duke marrë parasysh ndërlikueshmërinë dhe nevojën e resursve, nevojitet përforcim i vazhdueshëm i kapaciteteve të komunës për përdorimin e SIGJ gjatë Planifikimit Urban. Projekti, Përkrahje procesit të decentralizimit ka mundësuar trajnim për përdorimin e SIGJ gjatë Planifikimit Urban për të gjitha komunat në vend. Ky trajnim zhvillohet në dy faza: faza e parë ishte dedikuar për bazat e përdorimit të SIGJ dhe trajnimi njëditor i ka përfshirë komunat më të vogla të cilat ende janë në fillim të përdorimit të SIGJ. Në fazën e dytë përfshihen komunat më të mëdha dhe ato që janë më të avancuara në përdorimin e SIGJ. Trajnimi zgjat tri ditë dhe tema të diskutimit janë: Situata e SIGJ në vend, pikëpamje për qasjen tek hartat topografike dhe kadastrale, si dhe trajnimi praktik për përdorimin e sotfverit Arc view gjatë Planifikimit Urban.
|
____________________________________
Hapat dhe metodat e ndryshme për
përmirësimin e informimit të qytetarëve dhe dhënia e shërbimeve këshilldhënëse
____________________________________
___________________________________
 |
Në punëtorinë tonë ‘Organizimi i Planifikimit të Zhvillimit Lokal’, mbi 60 ekspertë komunal në zhvillimin lokal kanë pasur shansën të këmbejnë idetë e tyre me përfaqësues të Ministrisë për vetqeverisje lokale, BNJVL-së, Sekretariati general i Qeverisë, dhe Byroja për zhvillim lokal. Procesi i planifikimit të zhvillimit lokal u diskutua në detaje si dhe rolet e lidhjeve. |
Komunat e Negotinës, Strugës, Strumicës dhe Kumanovës i kanë ndarë eksperiencat e tyre të vlefshme për planifikim strategjik me komunat tjera dhe përfaqësuesit e qeverisë qendrore. Përfshirja e përfaqësuesve të qeverisë qendrore dhe lokale në një diskutim të përbashkët mbi çështjet e planifikimit strategjik dhe krijimi i sinergjisë për interaktivitet të mëtejm ishte beneficioni kryesor i kësaj punëtorie. Ne gjithashtu e kemi prezentuar Draft Metodologjinë për Planifikim Lokal të zhvillimit dhe kemi hapur një diskutim afatgjatë drejt përmirësimit të tij dhe finalizimit. |
__________________________________
 |
Qendrat Komunale për shërbime – Ndërtimi i raporteve me qytetarët. Përpjekjet e mëdha dhe resurset e projektit Përkrahja e procesit të decentralizimit janë të drejtuara kah përforcimi i kapaciteteve të Qendrave Komunale për shërbime në komunat e projektit. Një pjesë e rëndësishme e këtyre aktiviteteve janë trajnimet të cilat mbi 170 punonjës të ardhshëm të Qendrave Komunale për shërbime i kanë pranuar në ‘Ndërtimi i Marrëdhënieve dhe Vetëbesimit me Qytetarët’. |
Ky modul përmbante gjashtë ditë për çdo pjesëmarrës në Aftësitë e Komunikimit, Aftësitë e Negociimit, Aftësitë e Motivimit dhe Aftësitë e Komunikimit ndërsektoral. Përmes të mësuarit interaktiv, me shumë shembuj praktik dhe ushtrime, pjesëmarrësit i kanë përmirësuar aftësitë e tyre për të bashkëpunuar me klientët e tyre – me qytetarët dhe me kolegët e tyre në administratën komunale. Një dobi tjetër nga këto trajnime janë rrjetet rajonale të punonjësve të Qendrave Komunale për shërbime të cilat u krijuan përmes punës dhe socializimit të përbashkët. |
__________________________________
__________________________________